Një 13 vjeçar australian, kaloi 3 javë në izolim për shkak të disa shkeljeve të vogla. Ai është mbajtur në kushte mizore e madje i është ndaluar edhe konsumi i ujit. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësimin se burgjet po shkelin të drejtat e njeriut duke trajtuar në mënyrë të tmerrshme të miturit.
Djali i njohur si “Jack” u lirua me kusht javën e kaluar pas 60 ditësh në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Rinisë Cleveland në Townsville. Ai mësohet se ka kaluar 22 ditë radhazi në izolim. Kryetari i qendrës për të drejtat e njeriut në Queensland thotë se rasti mund të ketë thyer ligjet e shtetit.
Ai e përmbyti qelinë e tij me ujë nga tualeti në dëshpërim për situatën e tij dhe pasi iu mohua të pijë ujë, tha avokati i tij Tim Grau. Ai e quajti këtë ndalim “të jashtëzakonshëm dhe mizor” duke shtuar se në gjithë këtë histori nuk ka asnjë histori kriminale. Avokati Grau tha se nuk e dinte pse Jack kaloi kaq gjatë në izolim, por dyshonte se kjo ishte për shkak të mungesës së stafit në burg.
“Nëse ai mbahet në kushte të tilla sepse ka mungesë të stafit dhe qendra e paraburgimit në Cleveland ka 80 ose më shumë fëmijë në çdo kohë, mund të supozohet se edhe fëmijët e tjerë janë në të njëjtën rrethanë. Do të shpresonim që jo, por ndoshta është më e zakonshme nga sa mendonim”, tha avokati.
Periudha e paraburgimit të Jack përfshinte gjashtë ditë mbajtje në burgjet e të rriturve. Ai u lirua javën e kaluar me një qortim verbal.
Queensland po debaton aktualisht ligje të reja që do të kriminalizojnë shkeljet e lirimit me kusht nga të miturit, një ndryshim që do të bëjë që popullsia e të rinjve të burgjeve të rritet në mënyrë dramatike, paralajmërojnë ekspertët.
Komisioneri Shtetëror për të Drejtat e Njeriut Scott McDougall tha se rastet e fundit mund të kenë shkelur Aktin e të Drejtave të Njeriut të Queensland-it, i cili thotë se të gjithë të burgosurit duhet të kenë akses në ajër të pastër dhe të ushtrohen për të paktën dy orë në ditë.
Ai paralajmëroi se ndryshimet në ligj vetëm do ta përkeqësonin situatën dhe se nevojiteshin hapa të menjëhershëm për të ndaluar vendosjen e fëmijëve në izolim. “Fatkeqësisht, nuk mendoj se janë raste të izoluara”, tha ai për BBC.
/s.f