Analisti Lorenc Vangeli thotë se PD e Alibeajt nuk po përpiqet për të gjetur zgjidhje që të futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm se është e frikësuar nga rezultati. Sipas Vangjelit, do të ishte e rëndë nëse PD do të përballej sërish me rezultatet e shifrave të 6 marsit.
“Parimi i periodicitetit të zgjedhjeve prevalon mbi gjithçka. Marrja pjesë në zgjedhje nuk është detyrim por e drejtë. Kanë trokitur në derën e gabuar për të blerë vajguri ata që vazhdimisht kanë djegur jorganin e gjithë Shqipërisë. Ajo që kërkohej në këtë fazë është pjesa më elementare, më e thjeshtë e gjithë procesit. Atë që prodhojnë si politikë duan ta hedhin si patate të nxehtë në prehrin e komisionerit.
Duke ditur se të gjitha projeksionet do ta nxjerrin atë humbëse ka tentativa jo dhe aq serioze për të mos e gjetur derën e duhur për të hyrë në zgjedhje. Kjo palë me shpirt nuk do të donte të hynte. Do të ishte e rëndë të ripërsëritej një ballafaqim identik i shifrave si 6 marsi”, tha Vangjeli.
/s.f