Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish-gruas.
Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.
Ndërkohë që një tjetër padi është depozituar nga ish gruaja e Ahmetaj për të kundërshtuar kontrollet nga ana e SPAK.
/s.f