Zamira Durda, e cila humbi të birin 7-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit nuk arrin të mbajë lotët as pas 15 vitesh. E pyetur nga gazetarja e Euronews Albania se çfarë pret nga drejtësia, ajo nuk i ka mbajtur dot lotët dhe është përgjigjur se kërkon vetëm një përgjigje do të dijë se përse nuk jeton më djali i saj.
“Dua vetëm një përgjigje pse nuk jeton djali im. Pse? Këtë dua, kush ishte arsyeja? Çfarë faji kishte djali im? O shpirt i mamit!”, tha nëna e viktimës duke mos i mbajtur dot lotët.
“Kam humbur bashkëshortin. Tani presim nga SPAK-u. Presim drejtësinë që nuk është vënë akoma. Me këtë do e tregojnë veten se është gjëja më e madhe që ka ndodhur. Duhet të bëjnë drejtësinë, të bëjnë atë për të cilën paguhen. Ka 15 vite jemi më shumë se të vrarë”,-tha qytetarja e cila humbi bashkëshortin në tragjedinë e Gërdecit.
/s.f