Analisti Redi Shehu ka pyetur kryekomisionerin Ilirjan Celibashi mbrëmjen e sotme në “Opinion” se a është e vërtetë që pala e Alibeajt e kanë ditur problemin që qëndronte te dokumenti i autorizimit, për të cilin u dha afat 48 orë për ta plotësuar.
Celibashi u përgjigj se është krejtësisht e vërtetë dhe se paralajmërimin se PD rrezikon të mos regjistrohet si subjekt zgjedhor e ka dhënë që para një muaji.
Redi Shehu: Pala e Alibeajt e kanë ditur që do të hasin në këtë problem dhe kanë vazhduar me të njëjtën gjë për të shkuar te problemi, që do të thotë këta nuk kanë bërë qëllimisht atë që ju u keni thënë?
Ilirjan Celibashi: Absolutisht po! E konfirmoj këtë sepse e kam marrëdhënien në përgjithësi me të gjitha partitë politike shumë të hapur dhe konstruktive, të paktën deri dje. Nëse ka qëlluar rasti ta keni verifikuar, para një muaji më 1 Shkurt unë kam thënë PD, duke e ditur e kam thënë publikisht që PD rrezikon të mos regjistrohet./