Christine Lagarde u rizgjodh sot në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMI) për një mandat të ri pesë vjeçar në një moment që ekonomia botërore është duke rënë, njoftoi instituti në një komunikatë.
E vetmja kandidate, ish-ministrja franceze e Ekonomisë, 60 vjeç, morri mbështetjen e anëtarëve kryesore të FMN-së, të Francës, SHBA-së dhe Gjermanisë, ndërsa mandatin e saj të ri e fillon në korrik.
“Jam e lumtur që kam mundësinë të drejtoj FMN-në si drejtoreshë e përgjithshme për një mandat të dytë pesë vejçar”, deklaroi ajo, e cituar në një komunikatë.