Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin Të Paekspozuarit ka koemntuar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Don Bosko ku një grua humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, e ka cilësuar si një krim drithërues.
Ai tha se kjo që sapo pamë është vetëm pasoja, rrethanat thonë se mund të ndodhë edhe gjetkë, sepse minat që janë mbjell në vendin tonë do të shpërthejnë herët a vonë. Sipas tij, krimet më të egra janë ato krime që janë kryer për prishjen e pazareve të drogës.
Për shumë arsye është krim drithërues sepse u këput një jetë dhe u shkaktua një fatkeqësi, një vajzë tjetër e vogël është plagosur. Të gjithë klientët e atij lokali i ka falur pushka sepse të ishte për ata që qëlluan të gjithë do ishin vrarë dhe ky do ishte një bilanc tragjik. Kjo që sapo pamë është vetëm pasoja, një nga hallkat e zinxhirit për fat të keq, rrethanat thanë se mund të ndodhë edhe gjetkë, nesër pasnesër sepse minat që janë mbjell në vendin tonë do të shpërthejnë herët a vonë.
Krimet më të egra janë ato krime që janë kryer për prishjen e pazareve të drogës dhe tjetra gjakmarrja. E dyta gjenerohet më shumë nga prishja e pazareve të drogës. Ne do të shohim pasojën, por shkaku është droga dhe sa kohë s’ka një luftë të mirëfilltë ndaj drogës të tilla ngjarje do i shohim por me personazhe të ndryshme.
Më tej ai shtoi se problemi është që kjo është mënyra se si do luftohet kjo mënyrë krimi apo duhet të shkohet te shkau? Ai tha se ka një krim moral e gjithë shoqëria shqiptare e cila konsideron si model suksesi të pasurin pa pyetur se si i ka gjetur, modelin e të riut me fouristradë, natyrisht që këta nuk jetojnë gjatë.
Nuk ka bandit që bëhet gjysh apo dalin në pension, sepse ikin, por problemi është se sa përfundojnë ata sa gra si ajo banakierja e mjere do shkojnë. Ky është problemi që s’kemi adresuar deri sot thelbin e vërtetë të problemit. Një tjetër fakt është se politika na ka imponuar hallet e saja me të cilët ne jetojmë dhe na duket se halli i tyre është halli i gjithë shoqërisë shqiptare. I shohim në dritën e syrit sepse e mira apo e keqja e tjetrit ndan dhe shoqërinë. Shembur merita, karriera, modeli normal, rroftë fundshpina, ulin kokën prindërit që u vijnë vajzat me makinë pa punuar asnjë ditë./m.j