Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar deklaratën e bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku tha se në perceptim kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.
Ai tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se ajo ka qenë një deklaratë e bërë si reflektim i pretendimeve të përfaqësuesit të Sali Berishës në mbledhjen e KQZ.
“Sa kohë që ligjëvënësit kanë parashikuar që vendimarrjen e Komisioneti të Kontestohen në KAS dhe vendimarrjet e KAS të konsttohen në Kolegjin Zgjedhor vendimarrjet mund të jetë të ndryshëm nga njëri tjetri. Duhet të prezumojmë që vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet të ishte ai vendim që kishte marrë.
Kryetari i PD në perceptim nuk ka vend për të folur për sa kohë je në pozitën e funksionarit public. Ajo që dikush është përpjekur ta sjellë jashtë kontekstit ka qenë pjesë e narrativës. Secili mund t’i japë kuptimin që do fjalëve të dikujt tjetër. Ne këtë realitet jetojmë.
Ajo ka qenë një deklaratë që ishte pjesë e narrativës arsyteuese dhe ishte në reflektim të prendimeve të përfaqësuesit të zotit Sali Berisha. Në arsyetim të atij pretendimi ishte ajo deklaratë. Për të thënë se perceptimet nuk mund të vendosin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarëdo me thënë narrative”, deklaroi Celibashi./m.j