Ben Blushi ka zhvilluar një takim në Korçë pasditen e së premtes, ku ka vijuar kritikat ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Rama. Por, deputeti socialist Taulant Balla ka analizuar fjalën e tij dhe ato që ka thënë Berishës.
Dhe, sipas tij, duket qartë që Blushi po flet me gjuhën e Berishës.
“Ja pse une kam te drejte kur them qe kolegu yne Ben Blushi po flet me gjuhen e SHQUP-it. Blushi sot ne Korçe: Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, aq më shumë çirret Rama.
Basha sot ne Facebook: Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e Rames”, shkruan Balla.