Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit në selinë blu me Sali Berishën.
Edhe pse nuk dha detaje nga takimi, Meta theksoi se më 15 maj shumica e kryetarëve në të gjithë Shqipërinë do i përkasin ndryshimit dhe opozitës së bashkuar.
Më tej ai theksoi se ndryshimit do i përkasë dhe shumica dërmuese e këshillave bashkiakë.
“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në të gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkimit. Shumica dërmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë ndryshimit- tha ai.