Kryeministri Rama ishte i pranishëm në eventin e analizës dhe planit strategjik 5-vjeçar të Bashkisë së Tiranës, ku u prezantuan arritjet, sfidat dhe projektet kryesore të realizuar nga bashkia gjatë pesë viteve të fundit.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se:
“Dua të ndalem tek niveli i jetesës i familjeve dhe perspektiva për të rinjtë që përfundojnë shkollën, që e dimë shumë mirë që njërin e sy e kanë përtej Shqipërisë. Kjo është sfida e sfidave, që i tejkalon forcat dhe mundësitë e një pjese të qeverisë që nuk mund ta përballojnë dot vetëm. Ky është momenti më kritik dhe duhet që të gjitha palët të bëhen bashkë. Në radhë të parë gjithë sipërmarrja, jemi në një fazë kur duhet të kërkojmë rritjen e vazhdueshme të pagave, duhet ta konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rreziku të bëhet i pakapërcyeshëm nëse nuk verojmë sot. Kjo është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, madje është më e vështira nga të tëra. Nga ana tjetër nuk është absolutisht e pamundur që të bëjmë më shumë hap pas hapi dhe të synojmë që njerëzit tanë në vendin tonë të mos ndihen keq, të pavlerësuar, të sfiduar ditë e natë nga mundi i pashpërblyer dhe nga stresi i tundimit për t’u larguar. Natyrisht që ne nuk hyjmë dot në konkurrencë me Gjermaninë kur vjen puna tek shpërblimi i fundit të muajit, por ne kemi detyrën dhe mundësinë të hyjmë në një ndërveprim të hapur mes gjithë palëve për të garantuar që gjithë njerëzit të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendi. Këtu sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë.”
Në vijim Kryeministri Rama shtoi se:
“Problemi që kishte vende pune dhe s’ka profesionistë, sot rrezikon të jetë që s’ka punëtor, aq më tepër kur bota, po marr shembullin e Gjermanisë, po hynë në një fazë krize pikërisht për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni që para ca presioni mund të gjendet Shqipëria në një këtë periudhë kohe, prandaj të gjithë dihet të vrapojmë më shumë. Tani është koha të bëjmë të pamundurën si shumicë qeverisëse ndërsa sipërmarrja duhet të bëjë gjithçka që mundet sot, rritja e pagave të jetë në mënyrë uniforme. Ne e hodhëm hapin e parë që ishte një hap që nuk mund të parashikonim më parë, përtej programit tonë elektoral për pagën minimale.”
Në takim, Rama ironizoi edhe opozitën duke u shprehur se premtimet e mazhorancës janë të prekshme, ndërsa ato të tyret nuk mund të provohen sepse nuk do të fitojnë kurrë.
“Ata premtojnë çdo gjë sepse është e pamundur të testohen premtimet e tyre. Pa llogaritur partinë e Nard Ndokës se nuk jemi konsultuar me programin e saj” – tha Kryeministrit.
/a.r