Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, ka thënë për Sky News se po i afrohet vdekjes në spitalin ku u transferua nga burgu pasi pretendoi se ishte helmuar.
Në një moment aksesi të rrallë në media, ai dha një paralajmërim për popullin e Gjeorgjisë pas ditëve të protestave kundër ligjeve të reja të kritikuara si pro-ruse.
Perëndimi po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh me z. Saakashvili, duke e lexuar atë si një shenjë të besnikërisë së vërtetë të vendit ndaj Rusisë ose Evropës.
Mikheil Saakashvili u bë i famshëm si një politikan i ri dinamik që udhëhoqi vendin e tij përmes të ashtuquajturit “Revolucioni i Trëndafilave” në 2003, kur gjeorgjianët u ngritën dhe shkundën dominimin rus.
Ai u bë një hero në Perëndim për rezistencën ndaj agresionit nga Moska, e cila po dërgonte tanke në Gjeorgji.
Por ai u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe administrata e tij u la në hije nga akuzat se ai komplotoi vdekjen e kundërshtarëve në paraburgim.
/s.f