Aksidenti i cili ndodhi në rreth-rrotullimin e TEG, ku mbetën viktimë tre të rinj, nuk I ka ndërgjegjësuar moshatarët e tyre, që të mos e shkelin gazin e makinës.
Në rrjetet sociale, djem dhe vajza, kanë nisur një sfidë midis tyre, për të postuar videon se kush mund të ecë në rrugë, sa më shpejt të mundet.
Në disa prej videove, shpejtësia arrin nga 150 km e deri në 300 km. Ajo çfarë vihet re është fakti, që të rinjtë, janë të shoqëruar me miq, të cilët e nxisin atë të ecë edhe më shpejt. Asnjë rrugë në Shqipëri nuk ka kushtet teknike për shpejtësi të tillë. Ndërsa Kodi Rrugor ka rregulla ndëshkuese të ashpra për këdo që nuk respekton limitin e shpejtësisë.
Ajo që është akoma dhe më e frikshme është fakti, që këta të rinj, ecin në rrugë të banuara, në autostrada si Tiranë-Durrës, tuneli Elbasanit.
Të vetëdijshëm për rrezikun që po ndërmarrin, ata kanë dhe guximin ti japin makinës me një dorë dhe me tjetrën, të filmojnë kilometrat që vetëm rriten.
Pikërisht kjo shpejtësi i mori jetën 20 vjeçarit Klevis Rucaj, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini, 22 dhe 23 vjeçe, ditën e enjte më 9 Mars.
/s.f