“Shumicën e netëve zgjohem duke vuajtur nga një djersitje të tmerrshme. Ndonjëherë rrobat e mia janë të lagura dhe më duhet të vendos një peshqir për të mbrojtur shtratin. Mjeku im tha se mund të jetë një shenjë e kancerit të gjakut dhe më ka thënë të bëj disa analiza. A duhet të shqetësohem?”
Janë këto disa nga pyetjet e një shqetësimi madhor me të cilat po hasen shumë persona në mbarë botën. Për këtë, është e rëndësishme të shkoni te mjeku i përgjithshëm nëse vuani nga djersitja gjatë natës.
Djersitjet e natës mund të jenë shenjë e diçkaje serioze – duke përfshirë një lloj kanceri të gjakut të quajtur mieloma. Por më së shpeshti, ato shkaktohen nga diçka jo e keqe, siç është menopauza, një infeksion, efektet anësore të ilaçeve ose përdorimi i rëndë i alkoolit.
Nëse djersitja vjen me humbje peshe, është shkak për shqetësim. Së bashku, këto simptoma mund të tregojnë për kancerin e mielomës dhe limfomës, apo edhe infeksionin bakterial të tuberkulozit.
Pacientët gjithmonë duhet t’i nënshtrohen hetimeve, zakonisht duke filluar me analizat e gjakut dhe urinës dhe një radiografi të gjoksit. Është e mundur që mund të nevojiten më shumë teste të bazuara në spital, të tilla si një skanim MRI dhe/ose një biopsi kockore.
Po çfarë është mieloma?
Mieloma është një kancer i një prej llojeve të qelizave të gjakut që prek sistemin imunitar, kockat dhe veshkat. Mund të jetë më e zakonshme tek njerëzit me një prejardhje familjare të sëmundjes, por faktorët më të mëdhenj të rrezikut janë mosha e vjetër, përkatësia etnike me ngjyrë dhe, në disa raste, obeziteti.
Fatmirësisht, prognoza për mielomë është shpesh shumë e mirë. Trajtimet janë përmirësuar gjithashtu shumë në dy dekadat e fundit. Më shumë se gjysma e pacientëve mbijetojnë për të paktën pesë vjet pas diagnozës, sipas Cancer Research UK.
Prezenca e këtyre simptomave shkakton depresion
Prezenca e të tilla simptomave na bën që të ngremë qindra pyetje në kokën tonë, për të cilat duam të marrim një përgjigje imediate. Por ndërkohë, diçka tjetër na ndodh në trup, pasi depresioni na pushton në këtë moment.
Por, fatmirësisht për këtë ka shumë lloje të ndryshme të ilaçeve kundër depresionit. Familja e barnave të përshkruara më shpesh quhen frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës, ose SSRI. Ata gjithashtu trajtojnë ankthin, çrregullimet e të ngrënit, OCD dhe madje edhe sindromën e zorrës së irrituar.
/s.f