Një shqiptar në Itali i vuri pistoletën në kokë të shoqes, pas një grindjeje me të, gjë që i ka kushtuar prangosjen nga karabinierët. 48-vjeçari Ilir Kraja, rezident në Prata, u kallëzua nga e shoqja. Pas kontrollit në banesë, karabinierët gjetën një pistoletë që Kraja e mbante pa leje, prodhim jugosllav, pa fishekë.