Nga Mero Baze
Ilirjan Celibashi ja ka dalë të bëj politik procesin e regjistrimit të Parisë Demokratike në zgjedhje. Duke gërmuar të gjejë “kleçka” teknike tek mënyra se si është dorëhequr Lulzim Basha, ai ja ka dalë në fakt t’i bëjë një gjyq politikë PD-së zyrtare, pas dëshpërimit që shprehu publikisht që vula nuk i takonte Sali Berishës.
Në fakt do të mjaftonte deklarata e tij politike kundër vendimit të gjykatës për vulën e PD, që ai të kontestohej si komisioner. Por kjo nuk ka mjaftuar.
Tani gjithë energjitë e tij janë përqendruar se si ta lërë dhe PD zyrtare jashtë zgjedhjeve. Duke përdorur një autorizim që Basha autorizon Alibeajn pas dorëheqjes, të kryejë funksionet e kryetarit të partisë, këtë e konsideron mos dorëheqje të Lulzim Bashës dhe këmbëngul që Basha të ketë emrin në fletën e votimit. E gjithë kjo vetëm që Berisha t’u thotë “foltoristëve”: E pate, nuk ka ikur ndaj dhe unë nuk ika.
Lulzim Basha nuk do ta ketë emrin si kryetar në fletë votimi se nuk është realisht kryetar. “De facto” Lulzim Basha është dorëhequr. Ai është larguar nga jeta politike e partisë dhe partia drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Ka shumë praktika të jetës publike që provojnë se Alibeaj përfaqëson PD zyrtare me kompetenca të plota. Ai është pranuar nga institucionet shqiptare dhe të huaja si i tillë. Atë njeh presidenti, qeveria, dhe vetë Berisha si rival. Përfaqësitë e huaja kontaktojnë atë për kryetar partie, ai është në krye të grupit parlamentar të PD dhe e përfaqëson atë në çdo aktivitet public, në qendër dhe rrethe.
Procesi i dorëheqjes është politik dhe publik. Dhe ky proces ka ndodhur dhe është i verifikueshëm.
Alibeaj ka një vit që ushtron pa pengesa dhe pa kontestime detyrën e kryetarit të PD.
Përfshirja politike e Celibashit në një hallkë teknike të dorëheqjes së Bashës, duket se është një investim tërësisht politik i tij, dhe kjo është shqetësuese për seriozitetin e zgjedhjeve.
E di që formalisht mund të kapet tek ideja se Gjykata ka rikthyer Lulzim Bashën kryetar, dhe mund të përdorë pa mëshirë procedurat dhe afatet për ta lënë pa regjistruar edhe PD zyrtare në zgjedhje, por thjeshtë duhet të jemi të qartë se nuk është duke bere punën e komisionerit, por atë të një “foltloristi” të dëshpëruar pse gjykata nuk ua dha vulën atyre. Po t’ua kishte dhënë atyre do na e kishte kursyer gjithë këtë skurpulozitet procedural.
Tani thjesht do t’i provojë të gjithëve atë që ka paralajmëruar Berisha, se “Rama do përjashtojë PD nga zgjedhjet”. Me duart e njeriut të Berishës.
I zoti e jep, tellalli nuk e jep.
I zoti, është Luli Basha, tellalli është Ceribashi, që ka për grua (shoqen e aksidentit të Olldashit) motren e Fatmir Mediut.
A doni më ?
E vërtetë është kjo ngjarje, sa tragjike dhe e dhimbëshme, aq edhe e turpëshme për motrën e Fatmir Mediut dhe gruan e Ilirian Celibashit, sa për këtë ngjarje, ky i fundit, nga turpi dhe pafytyrësia e tijë për publikun, u detyrua dhe dha dorëheqjen si minister i kabinetit të qeverisë Rama 1.