Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Dibrës, teksa një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Melan, ndërsa mjeti i të riut është batuar dhe ka përfunduar në përrua.
Ky aksident vjen në vazhdën e aksidenteve që kanë tronditur vendin në ditët e fundit ku janë shkaktuar edhe disa viktima.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit./m.j