Ashtu siç e kishte deklaruar edhe më parë presidenti Rexhep Tayip Erdogan ka dekretuar 14 Majin si datë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentaret.
Me këtë vendim i hapet rruga përgatitjes për këtë proces elektoral nga Komisioni i Zgjedhjeve.
“Pak më parë firmosa vendimin për të dekretuar datën 14 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe për deputetët. Kushtetuta na lejonte që këtë proces ta kryenim deri më datën 18 Qershor.”
Deri tani në garë janë dy kandidatë Rexhep Tayip Erdogan i cili kërkon një mandat tjetër në krye të shtetit turk si dhe Kemal Killiçdaroglu nga opozita.
Ky i fundit, kryetar i partisë Republikane doli kandidat i përbashkët i koalicionit të 6 partive opozitare. Në vend diskutohet çështja nëse Erdogan mund të rikandidojë në këto zgjedhje, kjo pasi kushtetua e lejon një president që të garojë vetëm dy herë.
Por, pavarsisht kësaj situate duket se Erdogan nuk tërhiqet dhe do të kërkojë sërish votën nga qytetarët./m.j