Në një aktivitet më anëtarët e rinj të Partisë Socialiste në Korçë, deputeti Taulant Balla është ndalur në sulmet e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Shëndetësisë.
Në fjalën e tij, Balla vlerësoi punën e Ilir Beqajt ndërsa tha se të gjitha akuzat janë shpifje ndaj punëve të suksesshme të qeverisë ‘Rama’.
“Bosat e ilaçeve sot hakërrohen përmes Lulit të Saliut sepse përfitonin para që shkonin në pak xhepa, ndërsa sot janë miliona dollarë që shkojnë në xhepat e shqiptarëve” – tha Balla.
Nga Korça, deputeti socialist tha se e gjithë tymnaja që vjen nga PD, prodhohet nga oxhaku i bosave të djeshëm të iulaçeve.
“Sikur një përqind e të gjitha gënjeshtrave që thotë SHQUP-i të ishin të vërteta, nuk kishte nevojë ta thërriste Albana Vokshi në interpelancë ministrin Beqaj, por unë sëbashku me Erjon Braçen e kishim thirrur të parët” – tha Balla.