Me debate të ashpra është shoqëruar diskutimi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, mes përfaqësueses së Rithemelimit Adriana Kalaja dhe gazetarit Reldar Deda sa i përket luftës brenda dy kampeve të Partisë Demokratike.
Për gazetarin Dedaj, PD e Berishës është fashiste, pasi me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit po mban ende të uzurpuar selinë blu. Sipas tij Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e tij personale.
Jeni fashista kjo është ideja. Ju nuk jeni PD-së. Jeni fashista se keni uzurpuar selinë e PD-së. Ndarja është e thellë brenda PD-së. Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e veta. Pse mban peng logon”, – tha Dedaj.
Por Adriana Kalaja, përfaqësuese Rithemelimit tha se ato nuk kanë uzurpuar asnjë zyrë e madje shtoi se i vetmi që po mashtron në këtë mes është Lulzim Basha.
‘Ne nuk po gënjemë dhe as nuk po mashtrojmë askënd. I vetmi që po mashtron publikun është Lulzim Basha pasi ka çuar në KQZ dokumente të falsifikuara. Jo nuk i kemi uzurpuar zyrat. Ju s’keni asnjë lidhje me PD-në, pro shqetësoheni për pazaret e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.’- tha Kalaja./m.j