Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, këtë të premte, Sali Berisha i mbylli përfundimisht dyert për një bashkëpunim të mundshëm me Bashën dhe Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Berisha e vlerësoi Bashën dhe Alibeajn si pengje me të cilët nuk mund të bëjë asnjë lloj negociate, duke refuzuar kështu ftesën që e djathta të dalë në 14 maj me kandidatë të unifikuar.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj, Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, tha Berisha.
/a.r