Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë, një ditë pas aksidentit tragjik në mbikalimin e TEG-ut.
Mesditën e sotme një betoniere në Durrës ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.
/e.d