Mediat turke kanë publikuar pamjet nga tërmeti i fuqishëm që tronditi zonën e Kayseri, me magnitudë 4.8.
Në pamjet e publikuara shihen vetëtimat që ndriçojnë qiellin dhe një kamion i parkuar që shihet të lëkundet si djep.
Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë në një thellësi prej 7 kilometrash ka ndodhur në orën 05:28 minuta, ndërsa lëkundjet janë ndjerë intensivisht në të gjithë zonën.
Lëkundjet shkaktuan panik mes banorëve, të cilët braktisën banesat e tyre dhe dolën jashtë. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati dëme në njerëz apo materiale.
/a.r