Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit të publikuar në emisionon “Opinion”, sa i takon pagës së drejtorit të përgjithshëm.
Ky i fundit u tha në emision se kishte një pagë prej 572,500 lekë. Në reagim thuhet se të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pagën bruto 179 375 lekë dhe pagën neto 133 692 lekë
Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Nisur nga një lajm i publikuar gjatë mbrëmjes së sotme, në emisonin “Opinion” në TV Klan, ku ndër të tjera është pasqyruar edhe paga bruto e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sqarojmë opinonin publik se:
Të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pagën bruto 179 375 lekë dhe pagën neto 133 692 lekë.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe të kujtdo që përdor të dhëna për zyrtarë të Policisë, që paraprakisht të kërkojnë informacion zyrtar, në strukturat përkatëse, me qëllim të mos dezinformohet opinioni publik.
Policia e Shtetit është e interesuar gjithmonë për të vërtetën dhe në këtë kuadër është përherë e gatshme për të vënë në dispozicion çdo informacion që ligji e lejon për ta bërë publik.
/a.r