Klevis Ruçaj, 20 vjeç ishte viktima e tretë e aksidentit horror që ndodhi një ditë më parë te Mbikalimi i Saukut. I riu që drejtonte një automjet tip “Audi A8” ra nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër. Ruçaj ndërroi jetë në spital, teksa dy vajza humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Siç shihet nga videot e postuara nga i riu në rrjetet sociale, ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë. Në një video të publikuar në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyjat, me një shpejtësi prej 270 km në orë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkruante i riu.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti.
/a.r