Një aksident i rëndë me dy viktima ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje tek nënkalimi i TEG-ut. Bëhet fjalë për aksidentin e parë që prej hapjes.
Në të kaluarën, para ndërtimit, në këtë rreth-rrotullim, brenda pak viteve kanë humbur jetën 11 persona në aksidente të ndryshme. Për këtë arsye, ky vend cilësohej një “njollë e zezë” edhe nga policia rrugore.
Ish-kryepolici Ardi Veliu ka deklaruar më herët se rreth-rrotullimi që ndërpriste autostradën ishte një gabim inxhinierik. Për këtë arsye u bë një ndërhyrje, ku projekti fillestar u hartua për mbikalim, ndërsa më pas u ndërtua një nënkalim.
/s.f