Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e Abc News, theksoi se Partia Demokratike nuk është e aftë që të bëjë ndryshimin. Për analistin, PD nuk përfaqëson më një “organizëm politik” duke iu referuar zhvillimeve të fundit ndërsa Sali Berisha “nuk ekziston më si një faktor politik”.
“Mesa duket është një parti që prodhon fantazma në kuptimin politik. Ajo është një parti që edhe pse u shpresua se diçka do të ndodhë. PD nuk është e aftë të bëjë ndryshimin. PD kishte një shans të madh kohët e fundit që të kishte përkrahjen e publikut që do një opozitë dhe të SHBA dhe BE.
Kërkesa kryesore që iu shtrua ishte ndarja nga e shkuara e saj, fatkeqe për Shqipërinë. Kishte një qëndrim negativ ndaj interesave të vendit dhe kishte prevaluar mbi gjithçka interesin e vet, liderit, korrupsionit erdhëm në pikën që ligji e përjashtoi po jo PD dhe ja ku kemi fantazma përsëri.“, tha ai.
Më tej, ai shtoi se nëse Ilir Meta bashkohet me Berishën do të shkaktonte edhe fundin e partisë së tij.
“Meta është në faktor që po reziston me marifetet e tij. Ai dje ka marrë më në fund datën e fundit për të mos u bashkuar me Berishën. Nëse Meta bashkohet me Berishën, është politikisht fundi i PL. Të mos kujtojmë se Amerika ndryshon mendje. Fenomeni Berisha është i papranueshëm për SHBA. Nëse bashkëpunon me Berishën do të ketë të njëjtin fat.“, tha Çupi./m.j