Një aksident me pasoja tragjike u raportua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, përkatësisht në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Saukut.
Të paktën dy persona humbën jetën dhe kater të tjerë mbetën të plagosur, pasi një automjet që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi ra nga mbikalimi dhe më pas ka rënë mbi kofanon e një makine tjetër automjeti.
Dy shtetase humbën jetën dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, kater të tjerë. Gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve është e rëndë.
“Nga informacionet që kam marrë më bëhet me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa për dy personat e tjerë ende nuk kemi informacion se si është gjendja e tyre shëndetësore. Audi ‘A8’ ka rënë nga mbikalimi si pasojë e shpejtësisë.
Personat që kanë qenë në automjetin tip Audi kanë humbur jetën. Audi A8 nga shpejtësia e lartë çau bordurën dhe ra nga mbikalimi. Personat që ndodhen në automjetin tip Honda, janë plagosur”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Policia ka nxjerrë njoftimin zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.