• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Integrimi i grave! Partneriteti më i ri mes Credins bank dhe UN Women!

by A R
09/03/2023 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Credins bank, nënshkroi dje Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs), një listë parimesh që shërbejnë si udhërrëfyes për biznesin, për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas në vendin e punës, në treg dhe në komunitet. Kjo është një nismë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave (UN Women). Kjo marrëveshje u firmos nga përfaqësuesit respektiv të dy institucioneve z. Maltin Korkuti Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe z. Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.

Të dy përfaqësuesit e lartë shkëmbyen ide për të ndjekur strategji specifike për të rritur aksesin e grave dhe vajzave në mjetet financiare dhe ato digjitale, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të mbështetur komunitetin e tyre.

Pabarazia gjinore është një fenomen i hershëm jo vetëm i shoqërisë shqiptare por edhe  asaj botërore, që në mënyrë konsistente u ka mohuar disa të drejta legjitime shumë grave dhe vajzave siç janë: arsimimi, punësimi, përjashtimi ose vendimarrje e ulët  politike, ekonomike, sociale etj.

Kjo nisëm është parë shumë pozitivisht nga shumë industri, një ndër to edhe ai bankar. Në orvatjen e krijimit të standardeve të reja ekonomiko-sociale në rang global, pas krizash të shumta për gjatë kësaj dekade, roli gruas është parë si një faktor i rëndësishëm që sjell jo vetëm progres por, edhe stabilitet në shumë sfera të jetës. Në këtë aspekt Credins bank, është etaloni dhe shembulli më i mirë i përkrahjes së politikave integruese të grave dhe vajzave në punë duke i konsideruar ato si faktorin kryesor te suksesit të saj. Kështu 76% e punonjësve të bankës e përbëjnë gratë dhe vajzat, nga të cilat 148 janë në pozicione drejtuese. Filozofia e Credins bank karakterizohet nga promovimi i vlerave personale dhe profesionale të çdo punonjësi. Përmes praktikave të trajnimeve me bazë të gjerë tematikash, jo vetëm profesionale por edhe psiko-sociale dhe shoqërore, Credins bank synon të rrisë efiçencën e saj duke u pozicionuar kështu në treg si një ndër bankat lider në respektimin e të drejtave të njeriut, mosdiskriminim dhe zhvillimit në tërësi të individit.

Eksperiencën e saj tashmë Credins bank, do të ketë mundësinë ta ndajë globalisht edhe ne platformën “Women’s Empowerment Principles” (Parimet e Fuqizimit të Grave), në një hapsirë të dedikuar ku do të informojë dhe jap ide mbi parimet si: ndërgjegjësimi i krijimit të lidershipit në nivel të lartë të korporatës për barazi gjinore, sigurimin e shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies të të gjithë punonjësve, zhvillimin profesional për gratë dhe vajzat etj…

“Promovimi i barazisë gjinore nuk është vetëm një çështje e përgjegjësisë sociale në praktikat e brendshme të biznesit. Mbështetja e fuqizimit ekonomik të grave nëpërmjet aksesit në financim dhe asete prodhuese kontribuon drejtpërdrejt në pasurinë ekonomike të Shqipërisë. citoi dje z. Ribotta.

Nga ana tjetër z. Korkuti, nënvizoi se nënshkrimi i parimeve të fuqizimit të grave dhe vajzave e përforcon angazhimin e Credins bank edhe më shumë në integrimin e grave në vendin e punës, biznes dhe komunitet. “Ne kemi qenë gjithmonë promotor i zhvillimit të gruas, ku nëpërmjet paketave financiare të dedikuara, bonuseve specifike apo edhe trajnimeve të shumta, të krijojmë kushte dhe klimë të përshtatshme në integrimin e tyre”.

Si pjesë e rëndësishme e reformave të shumta të ndërmara nga OKB, UN Women u themelua në korrik të vitit 2010, për të krijuar politika specifike dhe ndërmarrë nisma ligjore dhe sociale, fokusi i të cilave është barazia gjinore, fuqizimi grave, si dhe integrimi i tyre në nivel global. Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, por një themel i domosdoshëm për një botë paqësore, të begatë dhe të qëndrueshme.

Next Post
PD merr seli të re?! Azgan Haklaj: Gjykata u shpreh, Berisha nuk përfaqëson asgjë

PD merr seli të re?! Azgan Haklaj: Gjykata u shpreh, Berisha nuk përfaqëson asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

Polici bashkiak dhunon punonjësit e IMT në Vlorë, efektivi i “Rrugores” qëllon me armë

December 22, 2025
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

December 22, 2025
Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

December 22, 2025
Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

Spiropali në Shkup: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridorin VIII!

December 22, 2025
Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

Trump kërcënon me një luftë të re tregtare kundër Europës, me të parën ka dështuar tashmë

December 22, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

December 22, 2025
Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

Mbi 50 të moshuar të zhdukur në Ukrainë, dyshohet se…

December 22, 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash: Ja rrugët që bllokohen

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In