Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë njëmbëdhjetë (11) objekte të ndërtuara në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.
Katër (4) objekte janë në segmentin (Loti 1) Bregu Lumit-Sheshi Shqiponja, ndërkohë që shtatë (7) objektet e tjerë janë në segmentin rrugor (Loti 6) në njësinë bashkiake nr.4.
Poseduesit e këtyre objekteve, janë trajtuar me shpronësim për interes publik. Segmenti rrugor që përkon është Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri Tiranë.
/e.d