Luiz Ejlli është personazhi protagonist në këtë sezon të Big Brother VIP. Ai ka arritur t’i mbijetojë cdo nominimi ndërsa flet shpesh herë me bindje se do të jetë fituesi.
Madje ka raste që thotë se nëse nuk fiton ai, atëherë nuk do të mbahet edicioni i tretë i BBV. Së fundmi, duke qëndruar me Kiarën e ka pyetur që të ikin e ta lënë lojën dhe e krahason veten me Edi Ramën.
Luiz Ejlli: A ikim e lajmë krejt?
Kiara Tito: Pse?
Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama s’na mund kush në zgjedhje.
Kiara Tito: Rri me këmbë në tokë.
/e.d