Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm foto nga shkolla e mesme e përgjithshme “Dhosi Liperi” në Sukth.
Ky gjimnaz është rikonstruktuar nga e para me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, thotë Kryeministri.
Në ambientet ku do të zhvillojnë mësimin 300 nxënës, shihen korridoret, palestra, laboratorë e deri te biblioteka e re.
/a.r