“Kur shoh atë telefon të fikur, mendoj për një derë të mbyllur, Apple po më mohon të drejtën e të pasurit të kujtimeve të fundit të fëmijës tim, të fotove të tij të fundit, të bisedave me miqtë e tij… dhe e gjithë kjo për shkak se unë nuk di 4 numrat e kodit të aksesit në celular”. Kjo është historia e trishtë e Leonardo Fabbretti, 56 vjeçari nga Foligno e Italisë, i cili ka humbur djalin e tij të adoptuar Dama, pas një lufte të gjatë me kancerin.
Babai i pikëlluar ka treguar historinë e tij për gazetën Repubblica, duke thënë se Apple nuk i jep të drejtën të aksesojë në celularin I Phone 6 të të birit tashmë të vdekur.
“ E kam marë në telefon nurmin e verdhë të kontaktit me Appel. Shumë herë. Ishin xhentilë, më dhanë ngushëllime, por më thanë se duhej kodi i aksesit për të hapur celularin. U shpjegova se nuk e kam atë… nuk më kthyen përgjigje… i kam provuar të gjitha deri tani”- tha ndër të tjera babai 56 vjeçar.