Deputeti i PD-së Dashnor Sula, analizoi në studion e Euronews Albania, situatën brenda Partisë Demokratike.
Sula deklaroi se Berisha, mund ta ketë shumicën në Partinë Demokratike, por nuk e ka shumicën në popull. Sipas tij kjo duket dhe te mbështetja e protestave të zhvilluara së fundmi.
Deputeti theksoi se në tubimet e ish-kryeministrit nuk gjen atmosferën dhe emocionin që gjeje te protestat e Bashës.
“Atë popull, ato protesta, ato demonstrate, atë lëvizje dhe emocion që të ngjallnin protestat në kohën e zotit Basha, ka diferencë si nata me ditën sot. Më mirë t’i themi gjërat në sy dhe të jenë të vërteta. Kishte më shumë emocion, më shumë njerëz, më shumë lëvizshmëri.
Nëse zoti Berisha do të mbajë ata 10-50 mijë njerëz le t’i mbajë për vend të dytë. Nuk janë ato që e sjellin PD-në në pushtet, ato janë një mekanizëm i fuqishëm, por që nuk sjellin fitoren.
Kemi qenë 100 e ca mijë dhe kemi zbritur në këtë numër, kjo mua më shqetëson. Edhe njerëzit te zoti Berisha e thonë nën zë që nuk jemi mirë dhe kemi problematika.
Berisha e ka shumicën në PD por nuk e ka shumicën në popull, ndaj unë e parashikoj të zymtë 14-majin”, tha Sula.
/s.f