Gürkan Öztürk, i cili u nxor pas 63 orësh nga rrënojat e pallatit pesëkatësh në Hatay, të shembur nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, pushtoi mediat në Turqi kur kërkoi një libër teksa po transportohej me ambulancë për në spital.
19-vjeçari, i cili synon të studiojë në fakultetin e Mjekësisë, deklaroi se arriti të mbijetonte nën rrënoja i ndihmuar nga filmat që kishte parë përpara tërmetit.
“Shoh filma, të cilët më mësojnë se çfarë duhet të bëjë kur jam në një situatë të vështirë. Grupet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të 23 personave nga rrënojat e pallatit. Vetëm unë arrita të mbijetoj”, u shpreh 19-vjeçari.
Ai u shpreh më tej gjakftohtësia që tregoi teksa ishte i bllokuar, e ndihmoi atë të dilte i gjallë. “Nuk mendoj se të fillosh të qash do zgjidhësh gjë, njerëzit që veprojnë me gjakftohtësi janë më të suksesshëm.
Ai ka rrëfyer se një ndihmesë të madhe i ka dhënë filmi “San Andreas Fault”, i cili flet për një tërmet të fuqishëm që godet Amerikën. “Filmi më bëri të mendoj ftohtë. Sapo ndjeva tërmetin u shtriva buzë kravatit. Njerëzit vdiqën duke tentuar të arratisen nga korridori. Unë qëndrova i shtrirë dhe arrita të mbijetojë”.
/a.r