Deputeti Dash Sula i ftuar në ‘Studio Live’ tha se historia do ta gjykojë Sali Berishën pasi sipas tij ai e ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike.
“Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajn. Do t’i dënojë historia, sidomos Sali Berishën sepse ai e ka në dorë bashkimin e demokratëve 90%.
Ai është lideri historik. Po të dojë Berisha brenda 5 orëve realizohet një lloj situate që më 14 të shkohet me një kandidat dhe të jemi fitues. Mbrapa pastaj vrafshin veten të dyja palët”, tha Sula./m.j