Nje punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë. Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune tip pirun dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun.
Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j