Kievi ka nisur bisedimet me partnerët për zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, tha një burim i lartë i Qeverisë së Ukrainës.
Burimi tha se Ukraina nuk ka zhvilluar diskutime me Rusinë, e cila bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës pas pushtimit të saj vitin e kaluar, por tha se Kievi e kupton që partnerët duhet të bisedojn edhe me Moskën, shkruan REL.
Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të skadojë më 18 mars, nëse palët nuk bihet dakord për një zgjatjen e saj.
Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.
Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.
/s.f