Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, u shpreh se falë reformës në drejtësi, Shqipëria ka arritur në pikën që nuk ka qenë kurrë ndonjehrë.
Ai u shpreh se drejtësia nuk do t’ia dijë se cili krah politik vjen një individ apo sa pushtet mund të ketë. Rama tha se njerëz të lidhur mr qeverinë mund të shkojnë para drejtësisë.
“Jemi vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi e kemi ngritur stekën në pikën që nuk ka qenë kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Por edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull, në pikën ku drejtësia nuk do të dije se nga cili krah i politikës vjen, apo sa pushtet ka një individ, por drejtësia bën punën e saj.
Është bërë fakt që edhe njerëz me profil të lartë, të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë, Këto janë shenja shumë domethënëse të një linje që vazhdon.
Dhe Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tutje, vaazhdimin e kësaj rruge, jo vetëm në aspektin e meritës por edhe bashkëpunimit.”, u shpreh Rama.
/e.d