Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Parlamentin e Gjeorgjisë, pas diskutimeve për një projektligj për agjentët e huaj.
Sipas mediave të huaja, projektligji është propozuar nga qeveria dhe pritet të miratohet në ditët në vijim. Opozita e vendin e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj, me pretendimin se pengon integrimin e vendit në BE dhe NATO.
Kjo ka bërë që përfaqësuesit opozitarë të përplasen fizikisht me përfaqësuesit e partive “Ëndrra e Gjeorgjisë” dhe “Demokracia Gjerogjiane” në pushtet.
Përledhja e dhunshme mes deputetëve duket edhe në videot e transmetuara nga brenda ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, ku kryetari i Komitetit të Çështjeve Ligjore të trupit u shfaq duke goditur kreun e partisë opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e cila kundërshton ligjin.
Kritikët e ligjit e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012, i cili është zgjeruar dhe po përdoret për të shtypur shoqërinë civile dhe mediat e pavarura në Rusi. Ata thonë se ligji sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në Gjeorgji.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili, ka thënë se do të vërë veton ndaj projektligjit i cili, nëse miratohet, do të rrezikonte shpresat e Gjeorgjisë për t’u antarësuar Unionin Europian dhe NATO./m.j
A brawl erupts in Georgia’s parliament over a foreign agents bill. The draft legislation seeks to create a nationwide register of orgs and mass media receiving funding from other states. Some in the opposition believe this law distances the country from joining the EU. pic.twitter.com/WuI22fG4Ve
— pocalypsis pocalypseos (@apocalypseos) March 6, 2023