Ka zgjatur 8 orë marrja në pyetje e përgjegjësit të stacionit të Larisës, i cili është lënë në paraburgim pas përplasjes kokë më kokë të trenave në Tempi, që u kushtoi jetën 57 personave.
Ai ka paraqitur argumentet e tij para hetuesve grekë, por ato nuk kanë bindur autoritetet të cilët e kanë lënë atë në qeli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 59-vjeçari nuk e kishte kuptuar gabimin e tij, duke i lënë gjërat të zhvillohen vetë, fatkeqësisht në një mënyrë kaq tragjike. E për më tepër kjo nuk ishte hera e parë që stacionisti kishte dhënë urdhra të gabuar, pasi pak ditë para përplasjes së trenit në Larisia, një tren kishte hyrë në linjën e gabuar.
Avokati i stacionisitit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkkak të ligjeve greke është shprehur se ai ka thënë të vërtetën pa u frikësuar nëse me deklaratat e tij ai do të mbajë më shumë përgjegjësi.
Mësohet se pas përplasjes 59-vjeçari ka kontaktuar me kolegun e tij i cili i është drejtuar me pyetjen “çfarë bëre”.
Ndërsa ai është përgjigjur “Nuk e di në cilën linjë e kam vendosur trenin, nuk më kujtohet”. Edhe këtë të Hënë linjat hekurudhore nuk do të funksionojnë për shkak të grevave të punonjësve.
Sindikatat greke të hekurudhave janë ankuar prej kohësh për mungesë të standardeve të sigurisë, të cilat i vënë në rrezik si pasagjerët ashtu edhe punonjësit.
/a.r