Nga muaji prill i këtij viti, pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë të reja në muaj.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i cili duke folur në Kongresin e Shëndetësisë tha se qeveria do të mbajë zotimin edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.
“Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Kjo nuk mjafton dhe gara që bëhet gjithnjë e më e tashmë na dikton që të shpejtojmë. Siç ju e dini, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta.
Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vixita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.
Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme” – tha sot kryeministri.
/a.r