Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ishte një kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi, është vënë në pranga Denis Shahini, 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.
“34-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.”, njofton Policia e Shtetit.
/a.r