Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Laçit.
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një shtetas 58-vjeçar dhe ka kërcënuar në telefon bashkëshorten e këtij të fundit.
Në pranga të policisë ka rënë shtetasi Arsild Gjetani, i cili ka goditur me mjete të forta shtetasin R.H. duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Por, 26-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq.
Pasi ka rrahur burrin, me numër të fshehtë i ka telefonuar edhe bashkëshortes së tij 53-vjeçare të cilën e ka kërcënuar.
Pas këtyre veprave, shtetasi Arsild Gjetani është arrestuar nga blutë e Kurbinit, të cilët referuan në prokurori dosjen ndaj tij me akuzat “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.