Gianluca di marzio beson se Antonio Conte do të marrë drejtimin e Chelseat.
Gazetari italian, Gianluca di Marzio ka thënë se përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte është dëshira kryesore e Roman Abramovichit.
Conte ka bindur miliarderin rus me punën e tij që ka bërë në Juventus dhe me punën që po bën në kombëtaren e Italisë.
Po ashtu Chelsea në listë ka edhe trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone dhe atë të Juventusit, Massimiliano Allegri.