Zgjedhjet e prillit 2021 do të shënonin disfatën më të thellë për LSI. Partia që ishte kthyer në faktor prej 2009, u katandis nga 19 në 4 deputetë. Pak ditë pas rezultatit, ishte Monika Kryemadhi që për t’i dhënë zemër përkrahësve të saj dhe të së shoqit, deklaroi:
“Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri, është për ju të rinjtë, që të mos ikni nga Shqipëria, por të rrini këtu”. Etj, Etj…
Mirëpo ky krahasim përrallash me feniksin që pasi bëhet shkrumb e hi, ringjallet sërish, i ka pëlqyer Sali Berishës.
Në një takim me kandidatët e tij për bashkitë, që pritet t’i fusë nën logon e Ilir Metës, Berisha deklaroi:
“Rama mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD e cila u ngrit si feniksi nga hiri, apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare e ndërkombëtare”.
Pas dy vitesh duke pritur feniksin e LSI-së, jo vetëm që s’u çua gjë nga hiri, por i iku dhe një deputet. Agron Çelaj.
Tani të presim feniksin e Sali Berishës, që përveç vulës i kanë ikur edhe tre deputetë për të mos u kthyer më kurrë në situatën që krijoi ai: Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Fatjon Veizaj.
/javanews/ a.rada