Dan Hutra shkaktoi një tragjedi të vërtetë duke vrarë 3 gra e duke lënë të plagosura 3 të tjera.
Ai nuk mendoi se mund të nisë një histori hakmarrje që nuk kursen as femrat.
Nisur nga disa video të shpërndara në rrjetet sociale nga familjarë të familjes Hysa ku shprehen se gjaku i vajzës Mevlutes dhe nuses Hasimes duhet të paguhet, të afërm të Dan Hutës kanë kërkuar në Policinë e Tiranës mbrojtje.
Motra 53-vjeçare e Dan Hutrës e cila banon në Sauk së bashku me të birin 29 vjeç kanë shprehur në polici pasigurinë e tyre për jetën pas vrasjeve të kryera. Megjithëse prej shume vitesh nuk kishin marrëdhënie të ngushta me Dan Hutrën ata i druhen hakmarrjes për shkak të lidhjes së gjakut.
Arratia e Dan Hutrës zgjati vetëm disa orë pas krimit pasi banorë të kombinatit njoftuan policinë për vendndodhjen e tij dhe ai u vu në pranga pranë lanfillit të Sharrës.
Përpara togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë burg pa afat Dan Hutra nuk shprehu asnjë pendesë për krimet e kryera. Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi, për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses, akuzë të cilën nuk e pranoi. Sipas tij ky burgim i padrejtë e bëri të hakmerrej duke qëlluar me breshëri drejt familjes Hysa.
/a.r