Akil Kraja, këshilltari i Sali Berishës, deklaroi se Partia Demokratike do të bëjë një koalicion të gjerë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Kraja u shpreh se çdo forcë politike që do të bashkohet me opozitën, është e mirëpritur.
“Koalicion, ka 30 vite Shqipëria, me koalicion garon, nuk e kuptoj pse po e bëjmë kaq të madhe. Po, sigurisht. Çdo forcë politike, kush do që të bashkohet me opozitën, do bashkohet. Është e hapur dera. Ata që duan të garojnë për të humbur, do garojnë për të humbur. Kaq e thjeshtë, kështu ka qenë gjithmonë”, theksoi ai.
Gjykata e Apelit vendosi të premten që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike dhe ktheu çështjen për rigjykim.
Vendimi i Shkallës së Parë, që u mor më 25 mars të vitit të kaluar, e njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe vendimet që u morën prej tij në dhjetor të vitit 2021.
Vendimi u ankimua nga Enkelejd Alibeaj. Pas verdiktit të gjykatës, Sali Berisha në një deklaratë për media, tha se vendimi ishte politik.
/a.r