Në oborrin e zyrave të OSHEE-së në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 mjete të OSHEE-së që kanë qenë të parkuara në oborr.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të ditës së sotme.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.r