Analisti Edvin Kulluri, në një intervistë për Abc News me moderatoren Viol Xhafaj, tha se vendimi i Gjykatës së Apelit për të kthyer për rishqyrtim çështjen për vulën e PD-së, ishte i pritshëm. Megjithëse e cilësoi si të drejtë, analisti shtoi se ky vendim do ta shtojë edhe më shumë kaosin brenda kampit opozita.
“Ishte i pritshëm. Gjyqësori shqiptar në çështje kaq delikate ka marrë kohë edhe frymë sepse edhe trysnia është shumë e madhe. Nga vetë PD, por edhe për procedurat jo të qarta që janë mbledhur të dy Kuvendet. Kuvendi i dhjetorit ka pasur pjesëmarrje të gjerë por foltorja ka bërë një gabim të rëndë juridik që ka të bëjë me mosdorëzimin e firmave pranë kryesisë siç e kërkonte statuti.
Kështu që përderisa kemi një konflikt nuk mund të trajtohet si një çështje të regjistrimit formal siç duan të shitet. Në fakt, këtu ka një konflikt të dypalëve që pretendojnë për kryesinë e PD-në. Nëse e trajtojmë si një çështje procedurale i bjer që të kemi dy PD. Vendimi ka qenë i drejtë. duhet të gjykohet në themel.
Krahu i Foltores ka qenë shumicë e dukshme por ligji i PD është procedurial dhe duhet të jetë i saktë dhe jo i cunguar. Kthimi është i drejtë por ka një problem. Kthimi shton kaosin në kampin opozita dhe këto janë pasojat politike. Keni raportuar me të drejtë se kë përfaqësojnë kandidatët e Foltores. PD zyrtare jo? LSI-së nuk janë por edhe të dalin me partitë e vogla nuk lë një shijë të mirë.”, tha ai./m.j